Abramoviç së fundmi kërkon edhe teknikun Conte
E ardhmja e teknikut Spanjoll, Rafa Benitez, në radhët e skuadrës së Chelsit, duket se i ka ditët e numëruara.Rezultatet aspak të mira të arritura nga skuadra londineze nën urdhërat e trajnerit Iberik, kanë bërë që presidenti i kësaj skuadre, Abramoviç, të mendojë që tani emrin e trajnerit që mund të drejtojë Blutë e Londrës për sezonin e ardhshëm. Përveç trajnerit portugez Hoze Mourinho që shihet si kandidati kryesor për tu ulur në stolin e Chelsea, në radhët e londinezve ka dalë edhe një emër i ri. Tabloidi Britanik, “The San”, bën të ditur se nën vëzhgimin e londinezëve është vënë edhe trajneri i Juventusit, Antonio Konte.Tashmë tifozët Bardhezinjë, mund të fillojnë të shqetësohen për teknikun e tyre të adhuruar. Siç raportojnë mediat në Angli apo dhe "Gazzetta dello Sport" në Itali, pas Jose Mourinhos në listën e dëshirës së presidentit të Chelsea-t, Roman Abramoviç, për stolin e skuadrës, preferenca e dytë e numrit një të "Bluve" londinezë, mësohet të jetë pikërisht trajneri i "Zonjës së Vjetër", Antonio Conte.Përveç dy të parëve, bosi Rus preferon ish futbollistin e Chelsea-t, italianin Gianfranco Zola dhe trajerin e Borussia Dortmudn Jurgen Klopp. Por mbetet për tu parë deri në fund të sezonit se cili do të jetë trajneri i ardhshëm që do të marrë drejtimin e skuadrës Londineze që prej fitimit të Chempions Ligës ka shfaqur mjaftë probleme.