Salihi firmos me skuadrën Kineze të Jiangsu Sainty F.C
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2013, 16:50
Hamdi Salihi, nuk do të jetë më lojtari i skuadrës amerikane DS United.Ashtu siç u konfirmua edhe nga De Biasi, bomber i Kombëtares Kuqezi, nuk do të luajë më në Amerikë.Salihi ka firmosur një kontratë me ekipn kinez të Jiangsu Sainty F.C, që militon në kampionatin Kinez. Bomberi i Kombëtares Kuq e zi i ka thënë lamtumirë SHBA-së, për tu transferuar në një tjetër kontinent, atë Aziatik.Sulmuesi shkodran, nuk ka gjetur hapsirat e duhura te skuadra amerikane dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka braktisur Amerikën për tu transferuar në kontinentin Aziatik. Minutat e pakta në dispozicion te skuadra e DS Unitetd, kanë bërë që shkodrani të humbasë edhe vendin në Kombëtare, pasi ai nuk shihet më si një lojtar kryesorë për Kuqezinjtë e De Biasit.