Manchester City është vënë në kërkim të një sulmuesi
Sulmuesi i Napolit, Cavani, është një ndër lojtarët më të kërkuar të klubeve të mëdha.Edhe pse është mbyllur merkatoja, dueli, PSG-Manchester Siti, vazhdon të jetë i fortë për të marrë shërbimet e lojtarit, që në merkaton e verës. Sipas tabloidit britanik “The San”, bëhet e ditur se drejtuesit e Cityt, janë të gatshëm të paguajnë 47 milion Euro, për kartonin e uruguajanit.Përveç Cavanit, në mediat angleze flitet se "Qytetarët Britanik janë të gatshëm të sjellin në skuadër edhe malazezin, Jovetiç. Ky i fundit është një ëndërr e teknikut Italian Mancini, i cili prej kohësh vazhdon të shprehë dëshirën e tij për të patur një lojtar të cilin çdo klub do ta dëshironte. Në një intervistë për “The Sun”, tekniku Italian është shprehur se " Jovetiç është objektivi kryesor pas largimit të Balotellit. Ne po kërkojmë një sulmues për të zëvendësuar italianin e larguar por duhet të presim sepse duam që të bëjmë zgjidhjen e duhur", ka përfunduar tekniku Mançini. Po ditën e sotme në mediat Britanike po flitet se edhe Ronaldo vazhdon të jetë nën vëzhgimin e drejtuesve të Manchester Cityt. Ky i fundit nuk është i lumtur te Real, ndërsa me rikthimin në Angli, ndoshta do ti rikthehej edhe buzëqeshja.