Panuçi mund të marrë drejtimin e Romës

Pas Largimit të teknikut Zeman te skuadra e Romës, drejtuesit kryeqytetas janë vënë në lëvizje për të sjellë një emër të ri në krye të stolit verdh e kuq, ndërsa së fundmi flitet se vendin e trajnerit çek mund ta zërë një ish lojtar i kësaj skuadre. Sipas “Korriere dello sport”, thuhet ish mbrojtësi i Romës, Panuçi, është kandidatura më e fortë për të drejtuar kryeqytetasit në të ardhmen.Ish mbrojtësi i Kombëtares Italiane, shihet si alternativa e duhur për të ringritur Romën mes më të mirave të Kampionatit Italian. Tani mbetet për tu parë nëse me të vërtetë do të jetë Panuçi ai që do të marrë drejtimin e kryeqytetasve, pasi në media flitet edhe për teknikun francez, Loren Blanck. Ky i fundit ka  eksperiencë në këtë drejtim, pasi ka drejtuar Francën në Europian dhe skuadrën e Bordosë në Kampionatin Francez.