Alarm te Inter, Stramacioni drejt shkarkimit

Trajneri i Interit, Stramacioni, ndodhet në një situatë të vështirë pas humbjes kundër Sienës.Rezultatet e javëve të fundit kanë acarruar në maksimum presidentin e Zikaltërve, Moratin, i cili tashmë duket se është pranë një vendimi për shkarkimin e teknikut aktual të Zikaltërve. Kriza e rezultateve në radhët e Interit, ka bërë që shumë emra trajnerësh  të qarkullojnë nëpër mediat italiane si kandidatë për të zëvendësuar Stramcionin.Sipas “Sport Mediaset”, tashmë flitet se emrat e parë si kandidatë për zëvendësues, kanë filluar të marrin jetë, ku përveç Mourinhos në skenë kanë dalë edhe emrat e Diego Simeones, Maxarrit dhe Petkoviç.Argjentinasi shihet si më i favorizuari pasi ka qenë pjesë e Interit dhe akoma nuk i ka humbur kontaktet me Moratin. Por mbetet për tu parë nëse numri 1 i skuadrës së Interit me të vërtetë do të marrë një vendim të tillë për të larguar nga skuadra teknikun e tij të preferuar, Andrea Stramacioni.