Presidenti i Iranit: Perëndimi ka bërë gabime në Lindjen e Mesme
Iran - Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, ka kritikuar Perëndimin për gjendjen në Lindjen e Mesme, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ruhani, si president i një vendi me popullsi me shumicë muslimane të sektit shiite, e quajti barbar Shtetin Islamik.Megjithatë, ai është kritik pë perëndimin dhe mënyrën se si ka vepruar në Lindjen e Mesme."Nuk luftohet terrorizmi duke krijuar vatra të tjera terrori", - tha Ruhani, - "Janë bërë një sërë gabimesh që e kanë çuar situatën deri në këtë pikë".Ruhani është i mendimit se pa aprovimin e Presidentit Bashar Al-Asad, që është edhe aleati kryesor i Iranit, sulmet amerikane nuk janë të bazuara në ligjer ndërkombëtare.Megjithatë ai u kursye në kritikat e drejtpërdrejta për sulmet, pasi pranoi se edhe Irani u informua për sulmet.Për problemet e vendit të vet me Perëndimin, siç është pasurimi i uranit për përdorim në armatime bërthamore, presidenti pranoi se po punon për të përmirësuar marrëdheniet.Në të njëjtën ditë, kryeministri britanik, Devid Kameron, tha se Iranit duhet t'i jepet një mundësi që të tregojë se mund të bëhet pjesë e zgjedhjes, pas takimit të parë me një shtetar Iranian që prej revolucionit të vitit 1979.Nga ana tjetër, Ruhani pranoi se nuk do të takohet me presidentin amerikan, Obama."Nuk janë kushtet për t'u takuar, por jam i bindur që një ditë distancat mes nesh do të shkurtohen", - përfundoi Ruhani.