Obama apel për vendet nga nisen xhihadistë: Ndaloni luftëtarët e IS

SHBA- Presidenti amerikan Barac Obama do të kryesojë sot në orën 15:00 në New York (21:00 me orën shqiptare), Samitin e Këshillit të Sigurisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara për të prezantuar një rezolutë kundër terrorizmit botëror.Fokusi i takimit do të jetë vërshimi i luftëtarëve nga disa vende të botës drejt të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe hartimi i strategjive për ta ndaluar këtë.Takimi do të jetë me interes të madh edhe për vendin tonë, pasi një numër i konsiderueshëm luftëtarësh janë nisur nga Shqipëria dhe Kosova për t'iu bashkuar grupimeve ekstremiste në Irak dhe sidomos në Siri.Vende të tjera që kanë "furnizuar" me ushtarë Shtetin Islamik janë edhe Iraku, Siria, Afganistani, Somalia, etj. Në takim pritet që të jetë edhe Kryeministri britanik, Devid Kameron, pasi edhe Britania ka pasur jo pak probleme me shtetas të saj që janë larguar për të luftuar në Lindjen e Mesme.Sipas spikeres së Këshillit të Sigurisë, Keitlin Heidwn, rezoluta do të theksojë vendosmërinë që duhet treguar për të përballuar ekstremistët e dhunshëm.Paraprakisht, Obama do të mbajë në orën 10:00 (16:00 me orën shqiptare) edhe një fjalim të përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa më pas do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.Ndërkohë, në ditën e dytë të sulmeve ndaj bazave të Shtetit Islamik dhe grupimeve të tjera ekstremiste në Siri, janë bombarduar edhe dhjetë objektiva të tjerë në kufirin me Irakun dhe Turqinë.Mendohet se gjatë sulmeve është goditur edhe një fraksion i vogël i Al-Kaedas, Grupi Korasan, i cili dyshohet se po organizonte një tjetër sulm terrorist të ngjashëm me atë të 11 shtatorit 2001.