Salmond: Shpallim pavarësinë pa referendum! Rusët mbështesin Skocinë

Edhe pse ka pranuar humbjen dje dhe ka deklaruar dorëheqjen nga postet që mban, lideri nacionalist skocez, Aleks Salmond, akuzoi të dielën qeverinë e Britanisë së Madhe se i ka mashtruar votuesit në referendumin e javës së kaluar.Ai deklaroi se Skocia mund të shpallë pavarësinë edhe pa kryer fare një të tillë. Salmond pretendon se premtimet e minutës së fudit nga David Cameron për më shumë të privilegje i mashtruan njerëzit për t'i thonë "jo" shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar."Ka shumë mënyra për të arritur pavarësinë e Skocisë, nuk është vetë referendumi", tha Salmond. "Mendoj se referendum është një rrugë e shkëlqyer. Ky ka qenë gjithmonë synimi ynë dhe vërtet që jam habitur nga pjesëmarrja e 85% të votuesve.Por ka edhe një mënyrë më graduale, siç është ngritja e një parlamenti dhe institucionesh të tjera të pavarura në atë pikë sa që nuk quhesh shtet i pavarur vetëm në letër. Dhe pasi ke arritur këto, mjafton vetëm ta deklarosh pavarësinë. Shumë shtete kanë proceduar në këtë mënyrë", përfundoi Salmond.Në mbështetje të së drejtës së skocezëve për të qenë të pavarur ka dalë edhe Instituti Publik Rus i votimeve, i cili madje pretendon se procedurat gjatë referendumit linin shumë dyshim për manipulim të votave.Kritika e pazakontë vjen vetëm pak muaj pasi bashkësia ndërkombëtare nuk njohu rezultatet e referendumit të mbajtur në Krime, gadishullin që kaloi nën administrimin rus duke u shkëputur nga Ukraina.Drejtori i institucionit rus, Igor Borisov, deklaroi se shqetësimi kryesor në referendumin skocez ishte pjesa e numërimit të votave, pasi ambientet nuk ishin të siguruara dhe mundësia për manipulim ishte e madhe."Është e pamundur të thuash se çfarë ndodhi aty, nuk u mor vesh se nga vinin kutitë me vota", u shpreh Borisov.