Apeli i fundit i Cameron për Skocinë: Bashkë do të jemi më të suksesshëm

Në prag të referendumit historik të Skocisë, sondazhet tregojnë se ka më shumë mbështetje për qendrimin brenda Mbretërisë së Bashkuar, por ka ende dhjetra mijëra qytetarë skocezë që nuk e kanë ndarë ende mendjen.Votimi "po" për pyetjen nëse duhet apo jo Skocia të jetë vend i pavarur, do të sjellë edhe shkëputjen pas 307 vitesh bashkim me Anglinë dhe frika më e madhe është për pasojat ekonomike që kjo do të ketë.Sondazhet tregojnë se 48% e popullsisë janë pro pavarësisë, ndërsa rreth 52% janë kundër, por mendohet se 8-14% të 4,3 milionë votuesve skocezë janë ende të pavendosur.Edhe në dyqanin e famshëm tashmë të pastave ka përfunduar sondazhi dhe pastat me flamurin britanik janë shitur relativisht më shumë se ato me flamurin skocez, por ka pasur edhe mjaft shitje edhe të pastave me pikëpyetje, që tregojnë pavendosmërinë e njerëzve.Një apel të fundit për skocezët bëri edhe Kryeministri britanik, Devid Cameron, duke pranuar se ndihej nervoz edhe pse kishte besim që fushata pro bashkimit, e kishte bërë efektin e vet te votuesit."Sigurisht që gjithkush të cilit i intereson Mbretëria e Bashkuar dhe unë e dua me shpirt Mbretërinë e Bashkuar, është nervoz. Por jam i sigurt se u kemi treguar të gjithëve se si Skocia mund të marrë më të mirën nga të dy botët dhe të ketë një ekonomi të suksesshme ku rritet numri i të punësuarve.Norma e papunësisë në Skoci është 6%, që në fakt është më e ulët edhe se në Londër dhe kjo tregon se sa e suksesshme është ekonomia skoceze",- tha Cameron – “Nëse mbi këtë sukses, skocezët votojnë për të qendruar në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar më shumë të fuqi për të drejtuar punët e tyre, në Skoci, do të sjellë më shumë sukses".Kameroni shkoi dy herë në Skoci javën e kaluar për t'i bërë thirrje popullit atje që të qëndrojë në "familjen e kombeve" të Mbretërisë së Bashkuar. Në fakt, ai nuk është popullor në veri të kufirit, sepse shihet si anglezi aristocrat tipik, por Cameron i hedh poshtë zërat se shkëputja e Skocisë do t'i kushtojë vendin e punës."Nuk është emri im në fletën e votimit. Atje i kërkohet Skocisë nëse dëshiron të qëndrojë brenda Mbretërisë së Bashkuar apo jo. Kjo është e vetmja çështje që do të zgjidhet të enjten. Ndërsa çështja e të ardhmes sime, do të zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare",- tha Cameron.