Rusia-Ukrainës: Nuk i kthejmë delfinët spiunë
Drejtuesit e ushtrisë ruse kanë pranuar zyrtarisht se kanë sekuestruar disa delfinë ukrainas, që shërbenin si spiunë nënujorë. Ata kanë kërcënuar gjithashtu se delfinët mund të përdoren edhe kundër perëndimit.Gjitarët e stërvitur u sekuestruan nga Moska pas aneksimit të Krimesë në mars dhe tani është refuzuar zyrtarisht mundësia e dorëzimit të tyre. Ata ishin stërvitur në qendrën shtetërore të Krimesë dhe ishin trashëguar nga ish-Bashkimi Sovjetik.Guvernatori në detyrë i Sevastopolit, Sergej Menjailo, tha: "Juridiksioni mbi qendrën i është transferuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes".Moska ka arritur të marrë në zotërim 13 delfinë dhe disa luanë deti që janë të stërvitur për të zbuluar mina, për të vendosur bomba në anijet armike ose edhe të sulmojnë me thika të veçanta zhytës armiq. Të tjerë janë stërvitur edhe për misione shpëtimi.