Mbretëresha Elizabeta II: Të gjithë respektojmë vendimin!

Me një deklaratë zyrtare për shtyp, edhe Mbretëresha Elizabeta II ka reaguar pas referendumit skocez, sipas të cilit Mbretëria e saj nuk do të ndryshojë.Ajo shprehu qendrimin se do të respektojë vendimin e popullit dhe konfirmoi edhe një herë se të gjithë palët, pavarësisht mendimeve të ndryshme, kishin në plan të parë dashurinë për Skocinë."Mendimet e ndryshme që kanë qarkulluar në lidhje me këtë çështje tregojnë qartë traditën e fortë demokratike që ka ky vend. Tani, teksa ecim përpara duhet të kemi parasysh se pavarësisht kontraditave, të gjithë e kemi në zemër Skocinë dhe kjo na bashkon të gjithëve.Duke i njohur skocezët nuk kam dyshime se ata, sikurse dhe popujt e tjerë të Mbretërisë së Bashkuar, do të punojnë në të ardhmen për të mirën e Skocisë dhe të gjithë pjesëve të këtij vendi. Familja ime dhe unë do të bëjmë çmos për t'ju ndihmuar dhe mbështetur në këtë detyrë të rëndësishme", thuhej ndër të tjera në deklaratë.