Publikohet video e një pengu francez, Fabious: Sulmet ndaj IS do vazhdojnë
Ministri i jashtëm francez, Loren Fabius, ka konfirmuar se video e pengut francez që është rrëmbyer në Algjeri është e vërtetë, por kjo nuk do të ndalojë vendin e tij që të ndërhyjë ushtarakisht në Irak, kundër Shtetit Islamik.Ushtarët e Kalifatit, një grupim ekstremist me bazë në Algjeri, i ka premtuar aleancë Shtetit Islamik. Të hënën ata nxorën një video të pengut, Herv Burdel, duke thënë se do ta vrisnin brenda 24 orësh nëse Franca nuk i ndalonte sulmet.Ministri i jashtëm pranoi se Presidenti francez ka komunikuar menjëherë me homologun e tij algjerian."Po bëhet çdo gjë, në bashkëpunim me autoritetet algjeriane për të arritur lirimin e bashkëkombasit tonë, por nuk duhet ta fshehim faktin se situata është kritike", tha Fabius.Franca rriti të hënën nivelin e gatishmërisë në Ambasadat e saj përmes Lindjes së Mesme, pasi nisi të premten sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak, dhe i qëndron besnike idesë se duhet bërë çdo gjë për të çliruar rrajonin nga ky kërcënim."Nuk do të tërhiqemi nga veprimet tona në Irak. Qëndrimi i Francës mbetet i njëjtë: do të bëjmë maksimumin për të liruar pengjet, por një grup terrorist nuk mund të ndikojë pozicionin tonë. Këtu luhet me sigurinë e vendit tonë kështu që nuk do të dorëzohemi ndaj terroristëve".