VIDEOLAJM/ Ukrainë, deputeti përfundon në koshin e plehërave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2014, 20:32
Gjithmonë ndodh që njerëzit të protestojnë para parlamentit, për të shfryrë inatin me deputetët. Dhe shumë herë kemi thënë se deputetët janë për t'u hedhur të gjithë në plehëra!Por një grup njerëzish të acaruar para parlamentit ukrainas e kanë tepruar dhe e kanë hedhur deputetin në koshin e plehërave.Vitali Zhuravski, dikur pjesëtar i partisë së ish-presidentit Viktor Janukoviç, në janar ishte nismëtar dhe autor i një ligji që dënonte ashpër protestuesit anti-qeveritar.Tanimë ai ka ndryshuar edhe parti, por veprimet që ka kryer në të shkuarën nuk janë harruar nga njerëzit e inatosur.Ata e pritën teksa dilte nga godina e parlamentit dhe e hodhën në një kosh plehërash, duke e lagur edhe me ujë.