Irak, protesta masive antiamerikane

Qindra mbështës të klerikut anti-amerikan Moktada al-Sadër, dolën në rrugët e Bagdadit sot, me flamuj në duar, duke protestuar kundër ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Shtetet e Bashkura kanë nisur  sulmet ajrore në veri të Irakut dhe në afërsi të kryeqytetit Bagdad, me qëllim goditjen e shtetit islamik, si pjesë e një fushates së zgjeruar ushtarake,  të udhëhequr nga SHBA.Militantët e shtetit islamik tashmë kanë nën kontrroll një të tretën e vendit dhe gjithashtu pjesë të mëdha të Sirisë. Më herët këtë muaj, Sadër, kreu lëvizjes së fuqishme shiite në Irak, deklaroi gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, se Iraku nuk duhet të bashkëpunojë me "pushtuesit".Ndërkohë protestuesit thonë se Shtetet e Bashkuar kanë qëllime të tjera në Irak, dhe jo mbrojtjen e tij."Kjo është vazhdim i protestave nga bijtë e lëvizjes Sadër, i cili bën thirrje për ndalim  të pushtimit, sidomos pasi SHBA dhe aleatët e saj zbuluan qëllimet e tyre reale dhe janë duke u përgatitur të ndërhyjë në punët e Irakut.Amerikanët nuk kanë përmbushur zotimet e tyre për sigurimin e shërbimit të fshehtë ose kryerjen e kontratave të nënshkruara dhe tani po krijojnë këtë alencë të re, e cila thjesh do ët jetë kosto e popullit të irakut” – delaruan protestuesit.Uashingtoni filloi sulmet ajrore për herë të parë në muajin gusht. Që në atë kohë Washingtoni po përpiqet të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar, për të shkatërruar militantët e shtetit silamik. Më shumë se 40 vende, përfshirë emiratet arabe kanë ofruar ndihmë në planin Obama.