Pavarësia e Skocisë, portreti i Alex Salmond që po lufton për të
Skoci - Udhëheqësi nacionalist i Skocisë, Alex Salmond, po kalon sfidën më të madhe të jetës së tij dhe nuk bëhet fjalë për kovën me akull, së cilës iu nënshtrua muajin e kaluar, por për luftën për pavarësinë e vendit të tij.Skocia voton për t'u shkëputur nga Mbretëria e Bashkuar më 18 shtator, në një referendum, i cili pason vite fushatë nga Salmond dhe partia e tij, Partia Kombëtare Skoceze SNP.Politikani luftarak i ka mëshuar prej kohësh vetëqeverisjës dhe në publik identifikohet për veshjen e tij stil sport dhe kravatën me simbolet e flamurit skocez. Kurse pjesa tjetër e Britanisë, e cila është kundër ndarjes, e sheh liderin e SNP-së, si një rebel gjaknxehtë i cili i është bashkuar parlamentit britanik në vitin 1988 me planet e tij për të ndryshuar taksat për skocezët. Por Salmond kujtohet edhe për deklaratën e tij të fortë ndaj Kryeministrit britanik David Kameron, të cilin e quajti hajdut, pasi e akuzon për keqmenaxhim të naftës në brigjet veriore të Skocisë.Por, të afërmit e tij thonë se kjo sjellje është pjesë e teatrit politik. 59-vjeçari ka kaluar pothuajse një çerek shekulli në përpjekje për të bindur baskëatdhetarët e tij të ndërtojnë dhe ruajnë identitetin e tyre.Nëse pyet një skocez se çfarë mendon për ministrin e tij të parë, do të vlerësojë menjëherë intuitën e tij politike dhe nacionalizmin. Por pasioni politik i miksuar me zgjurasinë ë tij, e bëjnë atë një oportunist arrogant. Alex Salmond erdhi në krye të parisë kombëtare skoceze në vitin 1990. Një dekadë më vonë ai hoqi dorë, pasi përfaqësoi Skocinë në parlamentin britanik.Partia u drejtua për katër vjet nga John Swinney dhe më pas drejtimin e saj e mori sërish Salmond. Lideri skocez, për vitë të tëra, ka shkruar në median e shkruar skoceze, një mënyrë kjo për të ruajtur kominukimin me popullin, por edhe për të arritur qëllimin e tij të rritjes së ndjenjës së pavarësisë dhe identitetit në shoqërinë skoceze.Aleks gjithashtu ishte nëj ndër të ftuarit entuziastë të dasmës mbretërore mes princit William dhe Kate Middleton. Nëse Skocia do të votojë për t'i dhënë fund historisë 307-vjeçare me Mbretërinë e Bashkuar, Salmond ka premtuar se do të mbajë në krye të shtetit, Mbretëreshën Elizabeth.Salmond ka lindur në në prag të vitit të ri 1954 në Linlithgow, pranë Edinburgut. Vijoi studimet e larta në Universitetin prestigjioz St. Andrew në Skoci, ku studioi histori mesjetare dhe ekonomike. Përshkruhet nga shokët i qetë, i zgjuar dhe shumë social.Salmond u bashkua me SNP-në vitin 1974 dhe vazhdoi si një aktivist i partisë në Departamentin e Bujqësisë dhe Peshkimit, ku u njoh me gruan e tij, Moira, i cili është 17 vjet më e madhe se si.Ish-kolegët nuk e përshkruajnë atë si një qen të punës, të ashpër , konkurrues dhe me një memorie fotografike të frikshme. Salmond u kthye në politikën skoceze një dekadë më parë, ku mbahet mend për kundërshtinë e hapur shprehur ndaj Kryeministrit Toni Blair per luftën në irak.Salmond beson thellesisht ne fitore, por edhe nëse votuesit refuzojnë pavarësinë, nga Salmond presin shtimin e kompetencave të Skocisë në parlamentin britanik dhe decentralizim më të madh.Oranews.tv