Mediat e huaja, ja si komentohet vizita e Papës në Shqipëri

Tiranë -Vizita historike e Papa Franceskut është pasqyruar dhe trasmetuar drejpërdrejtë nga mediat më prestigjioze anë e mbanë globit.Mesazhet më të rëndësishme që kanë zënë vendin kryesor në pasqyrimin e mediave të huaja ishin: Toleranca fetare në Shqipëri, të krishterë dhe myslimanë mirëpritën Atin e Shenjtë.Në sfondin e krizës me Lindjen e Mesme, vend të veçantë zuri edhe lufta kundër terrorizmit."Zoti nuk duhet përdorur si mburojë për dhunën tuaj, iu drejtua Papa ekstremistëve islamikë."Portali i gazetës "La Reppubblica" në shtetin fqinj, Itali, shkruan: “Ekstremistët keqinterpretojnë fenë, dhe askush të mos përdor Zotin si mburojë”.Një vend që ka vuajtur shumë por që ka mundur të gjejë paqe mes diferencimeve fetare.Ati i Shenjtë në këtë udhëtim të tij të parë në Evropë ka përcjellë edhe një mesazh shumë domëthënës për të rinjtë, duke u bërë thirrje të mos idealizojnë paranë, të mos bien pre e dhunës dhe të minimizojnë egoizmin.Ndërsa, TGCOM në faqene parë të tij shkruan:"Harmonia fetare në Shqipëri është një shenjë e mirë për të gjithë botën, bashkëjetesa ndërfetare është një thesar i paçmuar".Pasqyrime ka pasur edhe nga agjencia e lajmeve Ansa, ku pasqyrohen edhe takimet që kreu i Vatikanit pati me autoritet e larta shqiptare.Nënvizohen gjithashtu edhe mesazhet e Atit të Shenjtë për keqpërdorimin e fesë nga ekstremistët dhe e cilësoi Shqipërinë si model të bashkëjetesës fetare.Edhe mediat britanike i ka dhënë rëndësi vizitës historike të Papës në tokën shqiptare, vend i zgjedhur si i pari në të gjithë Evropën.Daily Mail fokusohet tek masat e rrepta të sigurisë për shkak të kërcënimeve që vijnë nga shteti islamik dhe se policia shqiptare ka nën kontroll situatën dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme.Kurse " The Telegraph" thotë se Papa Francesku e cilësoi Shqipërinë një model të harmoninë fetare gjatë vizitës së tij në vendin me shumicë myslimane.Nuk kanë munguar hapësira kushtuar Shqipërisë në këtë ditë të veçantë as në rrjetet mediatike si "BBC" , "Euronews", apo " Dewche Welle". Gjigandi mediatik amerikan “CNN” ishte në transmetim live me gazetarët e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, duke pasqyruar hap pas hapi vizitën e Papës.CNN komentoi se Papa kërkon të përcjellë mesazhin e bashkëjetesës fetare, në një shtet ku myslimanët, katolikët dhe ortodoksët qeverisin vendin bashkë.Vizita e Papa Françeskut në vendin tonë vjen 21 vite pas asaj të bërë nga Papa Gjon Pali i II më 25 prill 1993 dhe pas tre udhëtimeve ndërkombëtare si Kore e Jugut, Brazil dhe Jeruzalem.Oranews.tv