“Obama” dhe “Bin Laden” kongresmenë në Brazil: Duhet një palaço për deputet

"Barac" Obama dhe Bin Laden kanë dalë sërish në lajme bashkë, por këtë herë si kandidatë për poste politike në Brazil.Falë një sistemi mjaft liberal, ku të gjitha partitë kanë të garantuar një hapësirë të vogël në televizionet kryesore në vend, kandidatët brazilianë duan medoemos që të dallojnë prej të tjerëve dhe e bëjnë këtë duke veshur kostume qesharake, ose edhe duke ndryshuar plotësisht emrat e tyre.Profesori i shkencave politike në Rio de Zhaneiro, Zheraldo Monteiro, është i mendimit se këto kandidatë fitojnë vota ndonjëherë sepse janë të shpenguar dhe flasin në mënyrë më të drejtpërdrejtë se sa kanditatët më seriozë."Në krizën e madhe të përfaqësimit që po kalojmë, ku njerëzit flasin shumë pa thënë asgjë, populli beson më shumë tek ata që thonë të vërtetën, edhe pse ndonjëherë janë qesharakë", thotë Monteiro.Një prej këtyre kandidatëve është edhe komediani Tiririka, i cili në fakt kërkon rizgjedhjen, fitoi mandatin e parë të kongresmenit në vitin 2010, ku fitoi numrin e dytë më të madhe të votave në historinë e zgjedhjeve braziliane.Ai vjen nga një familje tmerrësisht e varfër dhe i është dashur të mbrohet edhe nga akuzat se ishte analfabet gjatë fushatës së parë, çka do ta kishte skualifikuar nga gara nëse do të ishte provuar që ishte e vërtetë.Monteiro mendon pasuria e madhe që kandiatët më seriozë shpalosin para syve të njerëzve të thjeshtë është arsyeja pse votohen edhe pala tjetër."Kjo është një përgjigje që zgjedhësit i japin klasës politike. Politikanët tanë gënjejnë shumë, kështu që duke zgjedhur një palaço për deputet, mesazhi është i qartë", tha Monteiro.Por, fitojnë apo jo, kandidatët e këtij vitit, Barac Obama Klaudio Henrike dhe Bin Laden, emri i vërtetë i të cilit është Manoel dos Santos Silva Irmao, kanë arritur të bëhen të famshëm ndërkombëtarisht nga emrat që mbajnë.Megjithatë, sipas Monteiros, kjo mënyrë e të bërit politikë është shumë herë më mirë se sa periudha diktatoriale.Sidoqoftë më 5 tetor, të gjithë do të mësojnë nëse në kongresin brazilian do të ketë dy kolegë, Barac Obama dhe Bin Laden.