Hillary Clinton: Po mendoj të rikthehem në Shtëpinë e Bardhë
SHBA - Ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ka deklaruar se po mendon të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale 2016, gjatë një takimi në shtetin e Iwoa-s.E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Bill Clinton, Hillary mbajti një fjalim para 6 mijë të pranishmëve, takim i organizuar nga aktivistët demokratë.Ish - Zonja e Parë mbrojti reformën shëndetësore të Presidentit Barak Obama, të njohur si "Obamacare" dhe kritikoi ashpër republikanët si "mbrojtës të bllokimit të projektligjeve"Gjatë fjalës së saj, Hillary u përqëndrua më shumë në promovimin e kandidatëve demokratë të Iawoa -së, duke përfshirë senatorin shpresëdhënës Bruce Braley, i cili do të konkurrojë për zgjedhjet në mes të mandatit, në nëntor 2014.Pyetjes në lidhje me synimet e saj për vitin 2016, ajo iu përgjigj :"Shumë njerëz shqetësohen në lidhje me fushatat. Shikoni, unë merakosem për fushatat presidenciale. Ne jemi këtu vetëm për të mbështetur demokratët." Mw pas, ajo shtoi se "është me të vërtetë fantastike të rikthehesh:" "Le të mos na shkojnë edhe 7 vite të tjerë. "Analistët kanë lakuar në radhët e demokratëve, emrin e Hillary Clinton-it , si pretendente kryesore për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.Oranews.tv