Turqia mbyll disa prej kalimeve kufitare me Sirinë, pas avancimit të IS
Turqia mbylli disa prej kalimeve kufitare me Sirinë, ku rreth 100 mijë refugjatë kurdë kanë hyrë në vend gjatë dy ditëve të fundit pasi militantët e Shtetit Islamik kanë avancuar në veri të Sirisë.Shumica e refugjatëve janë nga Kobane, i njohur ndryshe si Ain al Arab, ku ISIS ka zaptuar dhjetëra fshatra përreth qytetit.Të dielën, forcat e sigurisë turke u përleshën me kurdët pasi këto të fundit pretendojnë më shumë solidaritet për refugjatët.Turqia po përpiqet për të ndaluar luftëtarët kurdë që po kalojnë kufirin për në Siri për të marrë pjesë në mbrojtjen e qytetit Kobane.Sipas disa zërave, thuhet se disa protestues janë duke u përpjekur për të shkuar në Siri nga Turqia për të luftuar kundër Shtetit Islamik (ISIS) që po kontrollon zona të gjera të Sirisë dhe Irakut.Ndërkaq Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, grup militant që lufton prej dekadash për pavarësi nga Turqia, u ka bërë thirrje kurdëve për t'u bashkuar me luftën kundër ISIS.Para fluksit të fundit, më shumë se 847 mijë refugjatë janë regjistruar në Turqi e më shumë se një milion priten të mbërrijnë që nga kryengritja kundër Presidentit sirian Bashar al-Asad, tre vite më parë.