Bruksel, Policia në protestë kundër shtyrjes së pensionit
Bruksel - Më shumë se 10 mijë punonjës të policisë u mblodhën në Bruksel në shenjë proteste, për një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk lejon daljen në pension të parakohshëm.Vendimi, i marrë në fillim të këtij viti, ngre moshën e pensionit për oficerët e policisë belge, të cilët nuk do të dalin në pension para moshës 62 vjeç.Kryetari i Unionit Policor belg Gert Cockxy tha se vendimi nuk ishte i drejtë për oficerët.“Tani me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, oficerët e policisë janë të detyruar të punojnë edhe 4 deri në 8 vite të tjera për të dalë në pension. Kjo është shumë brutale për policët dhe disa prej tyre tashmë duhej të kishin dalë në pension” – tha Cockxy.Protestuesit me pankarta ku ishin shkruar "Mos e prek pensionin tim", bllokuan qendrën e kryeqytetit europian, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe probleme në qarkullim.Përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur të pakënaqur, pas takimit me Ministrin e Pensioneve dhe kanë kërcënuar se do të organizojnë protesta të reja, javën e ardhshme.