Merkel, e mahnitur nga reformat e Francës

Mjaft e lumtur u shfaq Angela Merkel në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin francez, Manuel Vals, pasi ky i fundit i premtoi reforma të thella për të ndihmuar ringritjen ekonomike të eurozonës. Megjithatë ajo ia la në dorë Brukselit të vlerësojë përpjekjet e Francës për të ulur borxhin publik."Manuel Vals sapo më prezantoi axhendën e reformave dhe jam e mahnitur me masat që po merr Franca, - tha kancelarja. - Me aq sa jam në dijeni, këto reforma do të jenë në sektorë të rëndësishëm dhe do të ve ndosin shumë për sa i përket konkurrencës. Franca po kalon një fazë mjaft interesante, ku shumë reforma që po ndërmerren janë të nevojshme dhe fatmirësisht po shkojnë në rrugën e duhur. Mendoj se e gjithë Europa do të binte dakord për këtë. Por mbi të gjitha, ajo që ka më shumë rëndësi është se me këto reforma janë dakord qeveritarët dhe shumica e parlamentarëve francezë".Ndërsa Vals, i cili kreu kështu vizitën e parë në Gjermani si Kryeministër i Francës, tha se kishte mbërritur në Berlin për të bindur Merkelin se vendi i tij i kishte marrë seriozisht reformat."Franca duhet të t'i marrë këto masa, - tha ai, - sepse është e rëndësishme që në këtë botë gjithnjë e më globale ne të jemi konkurrues sepse nuk mund të përballojmë nivelin e lartë të papunësisë, sidomos te të rinjtë. Por Franca nuk është “e sëmura e Europës”, epitet ky që i atribuohej Gjermanisë në vitet 2000… Mendoj se media gjermane dhe franceze duhet të heqë dorë nga këto karikatura" .E pyetur nga gazetarët që të komentojë për rikthimin e Nikola Sarkozisë në politikë, Merkel u përgjigj: "E mora vesh lajmin e kandidimit të Sarkozisë, por në përgjithësi nuk është e këshillueshme të komentosh vendime të tilla".ar.sh/Oranews.tv