Tre krerët e politikës në Britani rrisin kompetencat e Skocisë, nëse evitohet ndarja

Krerët e tre partive kryesore në parlamentin britanik kanë firmosur një peticion për t’i dhënë më shumë kompentenca Skocisë, nëse kjo e fundit vendos kundër pavarësisë të enjten. Dokumenti, i cili u publikua në faqen e parë të gazetës Daily Record, është nënshkruar nga David Cameron, Ed Miliband dhe Nick Clegg.Marrëveshja përbëhet nga tre pjesë, ku në pjesën e parë premtohet shtim i pushtetit për parlamentin Sskocez, në pjesën e dytë thuhet se udhëheqësit pajtohen që: "Britania e Madhe ekziston për të siguruar mundësi dhe siguri për të gjithë duke ndarë burimet në mënyrë të barabartë". Ndërsa në pjesën e tretë pohohet se, kategorikisht fjalën e fundit për financimin e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Skocisë do ta ketë qeveria skoceze.Kryeministri David Kameron deklaroi se ky vendim ka qenë edhe më herët në planet e tij, duke shtuar se Skocia duhet të ketë më shumë pushtet dhe decentralizim. Në ditën e parafundit të fushatës, përpara referendumit i cili mbahet të enjten, pala pro pavarësisë po punon të bindë skocezët se ndarja do t’i japë Skocisë më shumë mirëqënie dhe siguri. Kurse pala kundër pavarësisë mendon se përpos shkatërrimit të një hsitorie 300 vjeçare të përbashkët, Skocia do të jetë e pasigurtë dhe më një ekonomi të brishtë nëse ndahet nga Londra.Të hënën, Alex Salmond u takua me udhëheqësit e biznesit pro-pavarësisë në Edinburg, ndërsa Cameron mbajti një fjalim në Aberdeen për transferimin e të mëtejshëm dhe premtues të vendit. Ministri i parë argumentoi se një Skoci e pavarur do të jetë e begatë dhe e drejtë, duke kritikuar kundër fushatën, kurse Kryeministri tha se donte që skocezët të qëndrojnë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, me mendje, me zemër dhe me shpirt.