Obama-ushtarëve: Nuk do të luftoni më në Irak, IS do sulmohet nga ajri
SHBA-Presidenti konfirmon se përballja ndaj Shtetit Islamik do të jetë vetëm me sulme ajrore dhe duke mbështetur trupat në vend.Ushtria amerikane nuk do të kthehet në Irak! Konfirmimi vjen nga vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barac Obama, pavarësisht zërave se Pentagoni mund të sugjeronte të kundërtën.I pranishëm në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak në Florida, Obama tha se trupat amerikane nuk do të kryejnë misione luftarake kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri."Pasi kemi qenë të pranishëm prej dhjetë vitesh me ushtrinë tonë atje, mendoj që do të kemi më shumë efekt nëse përdorim aftësitë tona për të mbështetur partnerët tanë në fushëbetejë që të sigurojnë shtetet e tyre. Nuk kam ndërmend që t'ju dërgoj për të luftuar një tjetër luftë në Irak", u tha Obama ushtarëve në Bazën e Forcave Ajrore në Florida."Nëse ndërhyjmë vetë, menjëherë sapo të jemi larguar, rikthehen problemet e vjetra".Vendimi përfundimtar i Obamës vjen pasi dy prej gjeneralëve kryesorë të ushtrisë amerikane thanë në Kongres të martën se ende nuk e kishin përjashtuar mundësinë e zbarkimit të trupave në terren, në listën e sugjerimeve që do t'i bënin Presidentit.