Marrëveshja e asociimit Ukrainë-BE, pritet të firmoset sot në Strazburg
Parlamenti i Ukrainës ratifikoi të martën marrëveshjen historike me Bashkimin Evropian, refuzimi i së cilës nëntorin e kaluar nga Presidenti i asaj kohe, Viktor Janukoviç, çoi jo vetëm në rënien e tij, por edhe në kolapsin aktual te vendit.Marrëveshja, ratifikimi i së cilës ishte sinkronizuar me atë të Parlamentit Evropian në Strasburg, fitoi mbështetje unanime të 355 deputetëve që morën pjesë në votim. Duke iu referuar viktimave gjatë protestave anti-qeveritare kundër refuzimit të Janukoviç, për paktin me BE dhe ushtarëve të vrarë në luftën kundër separatistëve në lidnje të vendit.Presidenti Petro Poroshenko tha: “se asnjë komb nuk ka paguar kurrë një çmim kaq të lartë për t'u bërë evropianë, gjithashtu tha se “do të udhëzojë ministrat të shpejtojnë zbatimin e marrëveshjes”."Sot në këtë dhomë pa asnjë vonesë do të nënshkruaj ligjin për ratifikimin. Unë udhëzojë qeverinë e Ukrainës të miratojë planin e realizimit të marrëveshjes dhe ta përmbushë atë që nga minuta e parë e hyrjes në fuqi” – tha Poroshenko.Kryeministri i Ukrainës Arseny Yatseniuk, tha se marrëveshja korrigjon qindra vjet histori."Një votë për ratifikimin e sotëm është një zgjedhje e qytetërimit për Ukrainën. Ne po korrigjojmë një gabim të bërë 350 vjet më parë. Ukraina është Evropa. Kjo është ajo që qytetarët ukranas donin dhe që realizuan” – u shpreh Yatseniuk.Sipas marrëveshjes, Ukraina do të vazhdojnë të gëzojnë qasje të privilegjuar në tregun e BE-së deri më 1 janar të 2016, por me një koncesion nga ana e Brukselit, që ajo duhet t’u përmbahet detyrimeve për importin nga Bashkimi Europian dhe anasjelltas.