Pavarësia, Mbretëresha Elisabetë thyen heshtjen: Skocezë, mendohuni mirë
Britani e Madhe - Mbretëresha Elizabeta II ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë për referendumin e Skocisë. Ajo u ka kërkuar qytetarëve skocezë të jenë më të matur dhe të mendojnë me kujdes për të ardhmen.Duke folur pas një shërbimi kishtar, në afërsi të pronave të saj në Balmoral në Skoci, ajo iu përgjigj dikujt nga turma se pse nuk ka reaguar deri tani për referendumin.Sipas "The Times", "unë shpresoj që skocezët do të mendojnë me shumë kujdes për të ardhmen," mësohet të ketë thënë Mbretëresha.Një votë pro pavarësisë të enjten mund të ndajë Mbretërinë e Bashkuar, por Elisabeta, edhe pse kundër ndarjes, ka qenë shumë e kujdeshme, duke evituar komentet publike për çështjen.Çfarëdo që të ndodhë të enjten, Mbretëresha Elisabetë do të jetë sërish edhe Mbretëresha e Skocisë, pasi shumica e skocezëve e duan në krye të vendit, pavarësish qeverisë se re që mund të formohet.Por edhe në qoftë se ata nuk do ta humbasin Mbretëreshën, ish-Ministri i Financave dhe udhëheqësi i fushatës “Better together”, Alistair Darling, ka paralajmëruar skocezët se ata do të humbasin çdo gjë tjetër.Gjithsesi, sondazhet e ditëve të fundit tregojnë se të dyja palët pretendojnë të fitojnë me 50 % të votave, edhe pse përqindjet ndryshojnë orë pas ore. Përpos atyre që janë të bindur pro dhe kundër, ajo që është shumë e qartë dhe thuajse e palëvizshme, deri në 51%, është elektorati gri, ai që ende nuk ka vendosur pro apo kundër pavarësisë.Në tre ditë të mbetura të fushatës, tashmë çdo gjë është e qartë. Aktivitët pro pavarësisë mendojnë se Skocia do të jetë shumë më mirë e ndarë nga Mbretëria e Bashkuar, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo politike, kurse ata kundër ndarjes, mendojnë se kjo do të shkatërrojë tre shekuj histori të përbashkët dhe gjithashtu do të sjellë vështirësi ekonomikë dhe finaciare për Skocinë.Oranews.tv