Paris, sot konferenca për luftën kundër ISIS

Parisi, javën do ta fillojë me organizimin e konferencës ndërkombëtare me temë "Siguri dhe paqe në Irak", e cila do të zhvillohet me qëllim rishikimin e planeve të luftës kundër ISIS.Konferenca, në të cilën do të marrin pjesë ministrat e 30 shteteve të botës, ndër të cilët do të jetë dhe Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), bën të ditur TRT, do të ketë në qendër të vëmendjes luftën globale kundër ISIS.Në konferencë gjithashtu do të diskutohet mbi gjendjen e sigurisë së kufijve të vendeve për rreth zonës, ku ndodhet ISIS si dhe sigurimi i ndihmave humanitare.Në vizitën e tij në Irak Presidenti i Francës François Hollande dha shpjegime në lidhje me organizimin e kësaj konference duke thënë se qëllimi i saj është garantimi i kufijve aktualë të Irakut si dhe koordinimi i kontributeve të shteteve pjesëmarrëse në të.Presidenti i SHBA-së Barack Obama, javën e kaluar tha se shtetet që do të marrin pjesë në "koalicionin bërthamë" të luftën kundër ISIS do të organizojnë operacione ushtarake kundër tyre.