Arrestohen 2 persona në Kakavijë, grabisnin me armë në kufirin grek
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të cilët grabisnin me armë e maska në territorin grek në Kakavijë në kufirin jeshil.Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm është bërë arrestimi në flagracancë i shtetasëve Bushi Rukaj dhe Eugen Beca, të dy nga 27 vjeç.Arrestimi i tyre u bë pas denoncimit që kanë bërë në polici 36-vjeçari nga Vlora me inicialet V.M dhe 24 vjeçari nga Shkodra M.B të cilët kanë deklaruar se u janë grabitur 1325 euro, një varëse floriri, një orë dore dhe dy telefona celularë.Me të marrë denoncimin specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me Efektivat e Policisë Kufitare të Kakavijes kanë zhvilluar një operacion i cili është finalizuar me sukses duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të grabitësve.Sipas policisë dy të rinjtë janë futur në tokën greke nëpërmjet kufirit jeshil dhe duke përdorur armë zjarri automatike dhe maska të cilat i fshihin në territorin e shtetit grek u dalnin përpara shqiptarëve të cilët kalonin ilegalisht kufirin dhe u grabisnin paratë dhe sendet me vlerë.Policia thekson se arrestimi i dy të rinjve Bushi Rukaj dhe Eugen Beca, u bë në aksin rrugor Jergucat Kakavije, teksa ishin duke udhëtuar me një automjet tip Benx me targa AA 247 EJ, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Gjithashtu në bashkëpunim me policinë kufitare të Kakavijes dhe policinë kufitare greke sot do të vijojë kontrolli në kufirin jeshil për të gjetur armën e zjarrit dhe maskat e përdoruara nga autorët.Ndërkohë Specialistë e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokasër po vijojnë nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.