Nxënësit e mësuesit më të mirë për 2012, MASH i shpërblen me çertifikata e dhurata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2012, 22:54
Për më të mirët në arsim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zhvilloi njw ceremoni, ku shpërndau çmime dhe dhurata për nxënësit e sukseshëm.Nxënësit, mësuesit dhe shkollat më të mira të arsimit parauniversitar në vend mbyllën vitin, duke u shpërblyer me marrjen e dhuratave dhe çertifikatave të mirënjohjes.Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, tha se do të mbështesë të gjithë ata që shquhen për rezultatet e tyre shkollore dhe akademike, duke promovuar cilësinë në të gjitha sistemet arsimore.Në fund të ceremonisë Ministri Myqerem Tafaj, vlerësoi punën e bërë nga mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe rezultatet e nxënësve.