Avokati i Popullit marrëveshje me TIA-n, kundër korrupsionit që cënon të drejtat e njeriut
Lufta kundër korrupsionit ka qenë kryefjala e memorandumit të bashkëpunimit mes Avokatit të Popullit dhe organiztës botërore të shoqërisë civile Transparency International.Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka si qëllim konsolidimin e bashkëpunimit midis palëve për shkëmbimin e informacionit lidhur me shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut prej organeve të qeverisjes, duke u fokusuar veçanërisht në fenomenin e korrupsionit.Në fjalën e tij Avokati i Popullit, Igli Totozani, vlerësoi rëndësinë për ecurinë e integrimit në BE.Drejtor Ekzekutiv i TIA-s, Lutfi Dervishi, e cilësoi maratonë bashkëpunimin për luftën kundër korrupsionit dhe të rëndësishme për median e publikun.Kjo marrëveshje është një ndër projektet e rradhës të këtij institucioni, pas projektit të financuar nga BE.