PD: Rama duke shpifur mendon se fsheh pasuritë mafioze

Selia blu ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryesocialistit Edi Rama lidhur me bllokimin e tre ligjeve në Kuvend. Në një deklaratë për mediat Partia Demokratike shprehet se Rama vazhdon të jetë në drejtim të kundërt me qëndrimin e KiE për statusin kandidat. Sipas PD, duke bllokuar votimin për statusin e vendit kandidat, Edi Rama dëshmon se ai nuk mund të ndalet para asgjëje që për interesa personale, antikombëtare, antishqiptare të shkelmojë ëndrrën europiane të çdo shqiptari."Kryetari i Partisë Socialiste z. Edi Rama, vazhdon bllokimin e votimit të tre ligjeve në Parlament që kërkohen nga Komisioni Europian, Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian dhe nga Parlamenti Europian për dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat për antar të Bashkimit Europian. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama me qëndrimin e tij bllokues të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, provon se ndjek besnikërisht me mjete të tjera qëndrimet e dajës së tij famëkeq që persekutoi inteligjencën teknike shqiptare, Spiro Koleka, dhe që në dhjetor të vitit '90 kërkoi mbajtjen e pushtetit me gjak. Ndjek verbërisht të atin që firmoste varjen e disidentëve në sheshet e qyteteve pas rënies së perdes së hekurt. Duke bllokuar votimin për statusin e vendit kandidat, z.Edi Rama dëshmon se ai nuk mund të ndalet para asgjëje që për interesa personale, antikombëtare, antishqiptare të shkelmojë ëndrrën europiane të çdo shqiptari" thuhet në deklaratën e PD-së.Sipas PD, shefi i opozitës beson se duke nxjerrë çdo ditë zëdhënës të tij të akuzuar për trafiqe droge dhe prostitucion për të shpifur dhe trilluar për familjaret e Kryeministrit mund të maskojë sado pak aktin e tij të shëmtuar të ngritjes së murit të bllokimit për Shqipërinë."Me fushaten e tij të shpifjeve kundër familjarëve të Kryeministrit të cilët kanë të deklaruar në tatime dhe ILDKP çdo qindarke të të ardhurave të tyre. Edi Rama politikani i vetëm me 3 mijë euro dhe i pastreh por që ka ndërtuar qyteza me mafjen e tij prej 54 pallatesh mendon i tmerruar se duke shpifur çdo ditë për të tjerët se do mund të shpëtojë tmerrit të pasurive të fshehura të tij"thuhet më tej në deklaratën e PD.Partia Demokratike i rikujton Edi Ramës se çdo ditë që kalon përgjegjësia jote për murin e bllokimit të shqiptarëve bëhet më e rëndë mbi ty dhe partinë që drejton dhe se ata që shëmben murin e Bashkisë presin me padurim të shembin murin e bllokimit sikundër garanton se me asnjë shpifje apo trillim nuk do mund të fshehësh pasuritë e vjedhura për 11 vjet si ish-kryetar Bashkie.