Farmacistët në situatë kaotike, Urdhëri i Farmacistëve: Probleme me shërbimin

Kryetari i Urdhërit të Farmacistëve deklaroi se veprimtaria e faramacive vuan nga probleme të shumta ndaj shërbimit qytetar.Zoti.Jaupllari në mbyllje të vitit 2012 u shpreh se kemi një gjendje kaotike të farmacive, duke filluar që nga funksionimi, profesionalizmi i drejtuesve të tyre e deri tek rrugët si sigurojnë barnat dhe i shpërndajnë ato tek pacientët.Ndërkaq titullari i Urdhrit të Farmacistëve nënvizoi edhe nevojën e domosdoshme për të gjithë sistemin e mbarëvajtjes që nga rregullimi legjislativ e deri tek shërbimi ndaj qytetarit me përgjegjësi maksimale.Në mbyllje të deklaratës së vet, Jaupllari duke shpresuar për një punë më ngulmuese nga instucionet përkatëse në përmirësimin e sistemit farmaceutik në vend, uroi festat e fundvitit për të gjithë shqiptarët.