Presidenti Nishani dhe Zonja e tij festojnë me nxënësit më të dalluar të vendit
Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë festojnë festat e fundvitit me dhjetë nxënësit më të dalluar nga çdo qark i vendit.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe i biri, në një atmosferë të ngrohtë festuan me nxënësit më të dalluar të 12 qarqeve të vendit festat e fundvitit.Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i Republikës i falenderoi dhe i uroi nxënësit për rezultatet e larta në mësime.Presidenti Nishani duke përshëndetur prindërit e fëmijëve për mundësitë që u kanë krijuar për t'u shkolluar, u kërkoi nxënësve të ruajnë respektin më të lartë ndaj mësuesve.Në këtë atmosferë të gëzueshme Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë shpërndanë dhurata për të gjithë nxënësit e ftuar me rastin e festave te fundvitit.