Rama feston me të rinjtë: FRESSH rol kyç për ndryshimin në 2013

"FRESSH" është konsideruar nga Z.Rama si rëndësi më vete për të ndërtuar besimin e goditur të shqiptarëve tek politika duke besuar në ndryshimin e programit "Rilindje Shqiptare".Shefi i opozitës tha se FRESSH ka ecur në rrugën e mbarë përgjatë 2012 dhe besimi i Z. Rama është se FRESSH do të jetë një nga shtyllat kryesore e ndryshimit në 2013, vit në të cilin do të kryhen edhe zgjedhjet parlamentare.Duke besuar në fuqinë e rinisë për besimin, Rama tha se 2012 ka qenë një sfidë, ka pasur momente të vështira, por edhe një vit i sukseshëm sepse FRESSH u janë bashkuar një numër i konsiderueshëm vajzash dhe djemsh me prespektivat për të ndjekur një karrierë politike.Deklaratat, kreu i PS-së Rama i ka bërë gjatë një feste me rastin e festave të fundivitit organizuar nga FRESSH.