Pastronte çiften, vetëvritet aksidentalisht 20-vjeçari në Pukë

Një i ri ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Korthpul të Pukës, kur i riu Armando Nikolla teksa pastronte armën e gjahut, cifte, në oborrin e shtëpisë së tij është vetëqëlluar aksidentalisht, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Pukës, të cilat në bazë të hetimeve paraprake pas kqyrjes së vendngjarjes konstatojnë se 20-vjeçarit i është shkrehur aksidentalisht arma dhe plumbi i ka prekur organet jetësore, duke i shkaktuar edhe vdekjen në vend.