Fëmijët e gazetarëve në Kuvend, votojnë pro integrimit në BE

Dhjetra fëmijë të gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias kanë mbushur sallën e Kuvendit me rastin e festave të fundvitit.Ndërsa gjatë gjithë vitit prindërit përcjellin hap pas hapi çdo zhvillim parlamentar, kësaj here kryetarja e Kuvendit u ka rezervuar një ambjent festiv fëmijëve të përfaqësuesve të medias. Në një atmosferë të ngrohtë fëmijët janë bërë pjesë e një feste të vërtetë në sallën e seancave plenare.Ndërsa ka takuar secilin prej fëmijëve duke u uruar një vit të ri të mbarë, Kryetarja e Kuvendit i ka ftuar ata të votojnë nëse duan të jenë si fëmijët e gjithë Europës.Ky është i dyti vit radhazi që Kryetarja e Kuvendit fton fëmijët e gazetarëve për të ndarë në ambjentet sallës së parlamentit festën e fundvitit.