Roli i medias në luftën kundër krimit, kreu i bluve të Tiranës vlerësim gazetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2012, 16:40
Me rastin e festave të fundvitit Drejtoria e Policisë Tiranë oragnizoi një takim me gazetarët,ku ishte e pranishme e gjithë struktura drejtuese e policisë së kryeqytetit.Në fjalën e tij drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, shprehu konsideratën e tij të lartë për median dhe rolin që ajo luan në luftën e përbashkët kundër krimit.Çaushaj shtoi në fjalën e tij se gazetarët do të gjejnë një mbështetje të plotë nga blutë e kryeqytetit në mënyrë që qytetarëve tu percillet e vërteta ashtu siç është.