Shkodër, shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babë e bijë

Babë e bijë kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme pasi një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e tyre në qytetin e Shkodrës.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Qafhardhi” në Shkodër  ku si pasojë e shpërthimit të një bombole kanë gjetur vdekjen Ded dhe Silvana Luca, përkatësisht 40 dhe 14 vjeç, ndërsa bashkëshortja Tone Luca 53 vjec, ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në me urgjencë për në Spitalin Ushtarak.Shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur teksa familja Luca po darkonte në katin e parë të ndërtesës.Ndërkohë shpërthimi i bombolës së gazit ka shkaktuar zjarr në banesë por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve ka bërë të mundur lokalizimin e flakëve por fatkeqësisht pa mundur të shpëtojnë dy pjesëtarët e familjes Luca të cilët janë nxjerrë të vdekur nga banesa.