Ziver Veizi u vra me plumb rikoshet, eksperti: Në trupin e tij u gjetën cifla druri
Agim Llupo nuk ka qëlluar drejpërdrejtë Ziver Veizin në demostratën e 21 janarit, por plumbi ka bërë rikoshet në një objekt te llojit dru. Këtë ka dëshmuar në sallën e gjyqit eksperti i thirrur nga ana e mbrojtjes Gani Jahelezi, duke shtuar se predha ka marrë gjatë udhëtimit te ciflat e drurit të cilat janë gjetur në predhë dhe në rrobat e viktimës.Eksperti i njohur një javë më parë me aktin shprehu se ekziston mundësia që ciflat e drurit të udhëtojnë bashkë me predhën dhe për me tepër të lënë gjurmë edhe në rrobat e viktimës. Ky ekspert dhe Dritan Zoto i zgjedhur nga Prokuroria do të pyeten për një dëshmi më të saktë sa i përket vrasjes së Ziver Veizit.Kjo për faktin se Gjykata me kërkesë të Prokurorisë hodhi më parë poshtë dëshminë e Ndoc Çardakut, për tejkalim kompetencash profesionale në dëshminë e tij. Ndërsa eksperti i thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar mbi këtë akt Zoto kërkoi më tepër kohë për tu njohur me provat dhe aktet, pasi ai nuk kishte krijuar bindje mbi faktin nëse plumbi ishte rikoshet apo jo.Ndërsa atij iu krijua mundësia nga Gjykata për tu njohur me një material filmik si dhe fotografi ku tregohet kqyrja e rrobave të viktimës Ziver Veizi. Pas marrjes së provave eksperti Zoto pritet të japë dëshminë e tij në seancën e radhës e cila do të zhvillohet në datën 28 dhjetor.