Privatizimi i 4 HECE-ve, Rama: Për të mbushur arkën e zbrazët të shtetit, s’do ta njohim
Duke shfrytëzuar bashkëbisedimin e fundit me gazetarët për 2012, kreu i selisë rozë Edi Rama u ka bërë thirrje ofertuesve për 4 HECE-t të ofruara për privatizim të mos bëjnë asnjë hap në këtë proces, duke shprehur vendosmërinë e PS për të penguar me cdo kusht grabitjen e qytetarëve. Rama po ashtu ka komentuar edhe gjendjen e CEZ Shpërndarje, duke e vlerësuar situaten pasojë të një privatizimi të gabuar te qeverise Berisha, ndërsa nuk është shprehur më optimist as lidhur me kopaninë energjitike të prodhimit të energjisë KESH, duke e vlerësuar edhe atë të falimentuar.“Nuk jemi kundër privatizimit. Në rastin konkret e thamë dhe ndihemi mirë që koha e provoi që privatizimi i shpërndarjes së energjisë ishte Iigabuar dhe skishte se ctë sillte më shumë se pasojat e privatizimit. Sot CEZ ka falimentuar dhe ka krijuar një ngërc që shkon deri te konsumatori. Nga ana tjetër KESH që prodhon energji është e falimentuar, mbahet nga shteti, sot kjo kompani u ka borxh bankave, përtej të gjithave është një zinxhir borxhesh që përfundon tek prodhuesit privat. Sot familjet shqiptare paguajnë dyfishin e energjisë dhe madje jo me furnizim më të mirëgarantuar se kohë më parë, ka dështuar i gjithë modeli i tregut, sistemi tarifor i energjisë është në kurriz të konsumatorëve shqiptarë. Privatizimi i HECE-ve, 4 prej këtyre u futën në privatizim pasi kanë dalë nga një bilanc pozitiv prodhimi, cmimi i ofruar për to është sa gjysma e cmimit të ofruar për hidrocentralin e Lana Bregasit. Kjo për të futur ca para në arkën e zbrazët të shtetit. Kjo është grabitje dhe ne sdo e njohim privatizimin e tyre. Jua bëj të qartë ofertuesve të mos shkojnë më tëj në këtë proces, ne sdo lejojmë të grabiten qytetarët” tha ai.Më tej në analizën e tij mbi ekonominë, Rama u shpreh se ka rënie drastike në sektorë të ndryshëm të saj. Në këtë kontekst ai vlersoi se ky model ekonomik ka shteruar dhe ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri.Kreu i opozitës paralajmëroi gjithashtu se do të anullohen disa prej koncesioneve, që kanë transferuar të drejta në mënyrë korruptive dhe që nuk kanë plotësuar detyrimet ligjore dhe kontraktuale, përfshirë këtu konçesionin e pullave fiskale, apo llotarinë kombëtare.Rama foli dhe për papunësinë në rritje sipas tij, duke i qëndruar edhe njëherë bindjes se numri i të papunëve në Shqipëri arrin deri në 1 milion, e që sipas tij qeveria e justifikon duke përdorur si argument vetëm shifrat e atyre që trokasin në zyrat e shtetit për të kërkuar punë.“Qeveria gjithnjë është fshehur pas asaj që njihet si papunësi administrative, që është numri i kërkesave për punë. Njerëzit nuk trokasin sepse kanë më pak shpresë se mund të gjesh punë në zyrat e shtetit. Nga viti 2001 deri në 2012 numri i të punësuarve nuk është rritur. Censusi i 2011 pretendon se shkalla e punësimit në fshat na qenka 66%, ndërsa ne qytet 46%, ndërkohë që e vërteta është se ka gjithnjë e më shumë ikje nga fshati drejt qytetit, sepse nuk ka punë”- tha Rama.Si ish kryetar Bashkie i Tiranës, nuk ka lënë jashtë vëmendjes as planin e ri urbanistik të Tiranës, ku teksa u shpreh se ky plan është shkatërrues për kryeqytetin, shtoi se lajmi i mirë është se nuk do ketë kohë që ai plan të vihet në zbatim. Ndërsa lidhur me sektorin e ndërtimit, Rama shprehu shqetësimin rreth apartamenteve të mbetura “stok”.“Eshtë një plan katastrofik për kryeqytetin, një planin që mbyll me kanatë të hekurt çdo dritare të së ardhmes për Tiranën. Ky është lajmi i keq, lajmi i mirë është se nuk do ketë kohë që ai plan të vihet në zbatim, nuk do ta lejojmë të realizohet, si një plan që jo vetëm kërcënon të ardhmen por fyen inteligjencën e çdo njeriu të zakonshëm me minimum njohje në këtë fushë”- tha ai.Numri një i opozitës i ka vleresuar të patolerueshme edhe deklaratat nacionaliste të kryeministrit Berisha, duke i cilësuar kërcënim për imazhin e vendit në Ballkan.“Imazhi jonë në Ballkan ka qenë faktor themelor për arritje të mëdha, si pavarësia e Kosovës dhe fitimi i një serë të drejtash për shqiptarët në Maqedoni. Eshtë e papërfytyrueshme që Shqipëria sot në duart e udhërrëfyesve të saj, të cënojë këtë imazh”theksoi ai.Përgjigjet rreth pyetjeve të gazetarëve:Kushtëzimi i integrimit me Fierin, Rama: Shqiptarët nuk e hanë rregun e Berishës, kryesojmë në anketa“PS nuk ka harruar Fierin, skemi harruar asgjë, kjo cështje është e rendit ligjor dhe sa kohë qeveria refuzon të zbatojë vendimet e gjykatës ne nuk do ti votojmë dy ligjet, se nuk janë tre janë dy, është edhe reforma parlamentare për të cilën kemi deklaruar se do ta votojmë në rast se mazhoranca bie dakort me rekomandimet e propozuara. Në rast se do isha Kryeministër s’do të bllokoja opozitën, do kisha bërë gjithcka që ajo të ndihej mirë, për më tepër për integrimin sdo kisha cuar në mend të mbaja peng një palë zgjedhje. Një Kryeministër që fajëson opozitën për integrimin dhe mban të bllokuar qarkun e Fierit nuk është i besueshëm. Shqiptarët nuk e hanë këtë. Është bërë e qartë nga përfaqësues të ndërkombëtarëve në vend që edhe me këto ligje statusi nuk do të merret për shkak të detyrimeve të tjera të papërmbushura. Qëndrimi i Fyles për statusin, Rama: KE propozon KiE miratonKomisioneri ka këndvështrimin e tij, plotësisht të respektueshëm, por të jemi seriozë KE propozon KiE miraton. Koalicionet, Rama: Tangoja kërkon dy persona, ne jemi të hapurKoalicioni është tango, ajo mund të bëhet me dy vetë, ne jemi të hapur por se bëjmë dot vetë. Jemi në kushtet ku cdo forcë opozitare duhet në radhë të parë të mendojë për rotacionin politik, sjemi në një situatë normale ku konfigurimi mund të jetë më shumë se dy fronte. Realisht duhen dy fronte, jemi të hapur të bashkëpunojmë me cdo forcë opozitare apo që pretendon të jetë e tillë. Zgjedhjet 2013, Rama: Shqiptarët do të clirohen nga kjo zgjedhë që po u vret shpresatMe apo pa mandatin e Kukësit kjo qeveri do të shkojë në opozitë. Jetojmë në kushtet ku në cdo hap kemi prova se kjo qeveri nuk është as demokratike, as e aftë për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike, këto sjanë prova të pafuqisë së opozitës, por janë prova për cdo qytetar që të largojë me votë këtë qeveri, që të garantojë pjesmarrjen më të madhe në zgjedhje për të kapërcyer cdo mal manipulimesh që do të organizojë qeveria. Unë jam i bindur se shqiptarët do të clirohen nga kjo zgjedhë që po vret shpresat e shqiptarëve.Tre ligjet peng opozitash, Rama: Për të njëjtat arsye tonat, të mos i votojnëNëse opozita e nesërme do të ketë këto arsye që ne kemi atëherë është në të drejtë të saj të bëjë të njëjtën gjë dhe është në të drejtë të popullit të na cojë në opozitë.