Janari dhe shkurti muaj importi energjie, qeveria ngarkon KESH për blerjen

Fillimi 2013, i hap rrugë importit të energjisë elektrikë për furnizimin me energji të konsumatorëve.Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës miratoi vendimin përmes të cilit ngarkon KESH-in të importojë energji elektrike nga 1 janari deri më 1 mars të 2013-ës, vendim i cili parashikon që Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare të importojë energji gjatë 2 muajve të ardhshëm, për të garantuar furnizimin e pandërprerë të konsumatorëve me energji dhe mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes.Ndërkaq po sipas këtij vendimi, kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes i faturohen shoqërisë CEZ Shpërndarje.“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Lejimin e shoqërisë “KESH”, sh.a., Tiranë, të importojë energji elektrike, për periudhën nga data 1.1.2013 deri më 1.3.2013, për garantimin e furnizimit të pandërprerë të konsumatorëve me energji elektrike në vend dhe mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes.2. Kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes sipas pikës 1, të këtij vendimi, t’i faturohen shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, sh.a., Tiranë.3. Procedurat e importimit të energjisë elektrike nga ana e shoqërisë “KESH”, sh.a., Tiranë, të bëhen në përputhje me aktet, ligjore e nënligjore, në fuqi.4. Ngarkohet Ministria e Financave për sigurimin e burimeve financiare për kryerjen e importit të energjisë elektrike nga shoqëria “KESH”, sh.a., Tiranë, sipas pikës 1, të këtij vendimi, si dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për importin e energjisë elektrike, të realizuar nga KESH, sh.a.-ja, në periudhat e mëparshme.5. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Financave dhe shoqëria “KESH”, sh.a., Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.Prej datës 5 dhjetor, KESH ka nisur importin e energjisë dhe ka kontraktuar të gjithë sasinë e nevojshme të energjisë deri në fund të dhjetorit, kur skadonte edhe afati i vendimit të mëparshëm të qeverisë.