Mbrojtja e të dhënave personale, individët në proçese gjyqësore, tani anonime
Hartimi i një udhëzuesi për mbrojtjen e të dhënave personale në sektorin gjyqësor, do të bëjë të mundur anonimizimin e palëve në proceset gjyqësore. Publikimet online të vendimeve në gjykatat e Republikës së Shqipërisë, kanë shkaktuar ankesa nga ana e subjekteve, të cilët për arsye të ndryshme nuk dëshirojnë të indetifikohen.Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Dhomës Kombëtare të Noterisë, Flora Cabej, theksoi se do ketë penalitete për subjektet të cilët anashkalojnë këtë legjislacion.Presidentia e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Sadushaj, vlerësoi këtë bashkëpunim mes palëve, për respektimin dhe garantimin e ruajtjes së jetës private.Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka theksuar se do vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me institucione të tjera në kuadër zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.