Bilanci 2012, Berisha: Realizuam çkishim premtuar, aplikuam modelet më të mira

Me një diferencë të vogël kohore nga bashkëbisedimi i rivalit të tij politik Rama, Kryeministri Berisha ka zhvilluar bashkëbisedimin e fundit me gazetarët për vitin 2012. Përcaktimi i orarit, duket se e ka favotizuar shefin e mazhorancës që në bilancin njëvjecar të paraqesë dhe anën tjetër të medaljes lidhur me zhvillimet në vend, të ndryshëm nga ai i kreut të PS.Teksa iu referua të dhënave të cilat shfaqeshin në në një vidoprojektor, Kryeministri renditi arritjet e qeverisë së tij në fusha dhe sektorë të ndryshëm të  zhvillimeve në vend, e që në vlerësimin e tij Shqipëria është shndërruar sot në një vend të zhvilluar vetëm falë përpjekjeve të qeverisë për të zbatuar me vendosmëri eksperiencat më të avancuara.Siguria në vend, Berisha: Eleminuam 204 grupe kriminale të qeverisjes socialiste7 vite më parë  vendi ishte i kapur nga krimi, me një vendim të madh të të gjitha organeve  për  zbatueshmërinë e ligjit u arritën të shkatërrohen 204 grupe kriminale, duke e shndërruar Shqipërinë në një ndër vendet më të sigurta në rajon  e më gjerë. Natyrisht ky është një proces në vazhdim.Papunësia, Berisha: I vetmi vend në rajon që ka njohur uljeNe një hark kohor të tre vjetëve rroga mesatare është rritur dyfish dhe ato nën mesataren nga 120 - 150%, pensionet janë dyfishuar.Është e njohur tashmë botërisht se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka pasur ulje të papunësisë, fale reformave të qeverisë. Shqipëria ka ruajtur një rritje konstante ekonomike edhe në kushtet e krizës. Infrastruktura, Berisha: Në një hark të shkurtër ndërtuam mbi 10 mijë km rrugëShqipëria, si asnjë vend tjetër me këto përmasa në një hark kohor të shkurtër asfaltoi mbi 10 mijë km rrugë më shumë se rajoni i marrë se bashku, do të deklaronte Komisioni Europian. Është një arritje madhore  për ne.Privatizimi i Albetrol, Berisha:  Po zbatojmë ligjinTë gjitha ofertat u hapën para kamerave. Një ofertë u paraqit, në mënyrë absolute që po zbatohet ligji, i cili parashikon për firmën ofertuese  zgjatjen e afatit  edhe me një muaj. Është dhënë ky muaj,  në këtë proces ne kemi konsulencë, ndjekim  ligjin. Në rast se përfundon me sukses cdo dollarë do të kthehet në mirëqënie për qytetarët. Asnjë dollarë prej tij nuk është përfshirë në buxhetin e shtetit prej  410 mld lekëPrivatizimi i HEC-eve, Berisha: Pa rëndësi nëse i njeh apo jo Rama, procesi transparentLidhur me hidrocentralet, mund të them se është një proces kryekëput transparent, ofertat janë hapur para kamerave televizive, konsulenti është tepër serioz. E njeh apo jo Rama procesin, e rëndësishme është të njohë veten e tij.Shpenzimet për 100-vjetorin, Berisha: Çdo qindarkë e fondeve publike  është e botuar onlineÇdo qindarkë e fondeve publike, është e botuar online në thesarin e shtetit. Kane qenë të parashikuara rreth 500 milionë lekë, nuk besoj të jenë shpenzuar të gjitha, por çdo qindarkë e shpenzuar nga qeveria qendrore është e botuar në thesarin e shtetit shqiptar.