Durrës, kapen cigare nga Singapori në vlerë 500 mijë euro, nisin hetimet

Kapen ne portin e Durrësit 945 koli cigare kontrabandë të cilat ishin prodhuar në Singapor dhe që kishin një vlerë në para 500 mijë euro.Nendrejtori i pergjithshem i doganave, Qazim Merlika, sqaron se operacioni është zhvilluar nga dogana e Durrësit në bashkëpunim me atikrimin financiar, ku vlera e tregut të mallit kap shifrën e 500 mijë eurove, ndërkohë që vlera e detyrimit të shmangur doganor llogaritet në 250 mijë euro.Nga ana e prokurorisë së rrethit Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rrjet të paligjshëm.