Elbasan, arrestohen tre të rinj, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit nën akuzën për vepra të ndryshme penale. Arrestimi i tyre u bë në Fushë Labinot, teksa shtetasit Lorenc Bregu, Klajdi Karamani dhe Beqo Brahimi po udhëtonin me automjetin me targa AA 878.Sic bëjnë me dije uniformat blu, i arrestuari Lorenc Bregu ishte person në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa Klajdi Karamanit gjatë ndalimit i'u kap një armë zjarri pistoletë në cilësinë e provës materiale.Pas kryerjes së procedurave nga ana e policisë materialet do ti kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.