Kurbin, plagoset me armë zjarri 45-vjeçari, policia nis hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2012, 23:00
Një person është qëlluar me armë zjarri në Kurbin, ku për pasojë ka mbetur i plagosur. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Shullaz të Kurbinit, ku është plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar shtetasi Luan Bushi, 45 vjeç.I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndersa kane nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.