Inzagi kërkon në stafin e tij, Arigo Sakin
Pipo Inzagi shumë shpejt do të nisë punën si trajneri i Milanit. Mediat italiane flasin për një ide bombastike që u ka shprehur sulmuesi, drejtuesve të ekipit. Pipo ka kërkuar rikthimin e Arrigo Sakit në stafin e Milanit, të cilit i është ofruar i njëjti pozicion që mbulon aktualisht në Federatën Italiane të Futbollit, mbikëqyrës i sektorit të të rinjve.Inzagi i ka dorëzuarpresidentit, Berlusconi edhe listën e stafit të tij presidentit të klubit, e cila ka marrë miratimin e tij, ashtu sikurse atë të administratorit Adriano Galiani, që do të ketë në ditët e ardhshme detyrën për të risjellë në klub Arrigo Sakin, trajnerin që bëri epokë ndër vitet 1987-1991.Inzagi ka kërkuar që zëvendësi i tij në pankinë të jetë Filipo Gali dhe jo më Mauro Tasoti, i cili mund të largohet pas kaq vitesh tek Milani. Ish-mbrojtësi i famshëm i Milanit, Gali i cili i ka ndjekur dhe ka ndihmuar trajnerin e ri të kuqezinjve edhe në hapat e tij të parë si trajner i sektorit të të rinjve.