Kampionët e Europës kanë gati 70 milion euro për Sergio Agueron
Real Madridi ka gati një ofertë prej 70 milion eurosh për sulmuesin e Manchester City-t Sergio Aguero. Kampionët e Europës kanë qënë prej kohësh në gjurmët e Luis Suarez por me sa duket dëshira e uruguaianit për të qëndruar në Liverpool ka bërë që klubi mbretëror ta kthejë vëmendjen tek Aguero.
Reali është gati ti ofrojë edhe vet lojtarit një pagë të lartë me qëllimin e vetëm për ta joshur atë drejt Madridit.
Argjentinasi ka qënë një nga futbollistët kryesor të klubit të City-t që në momentin kur në vitin 2011 mbërriti ne Manchester nga Atletico e Madridit. Ai ishte protagonisti kryesor në triumfin e qytetarëve në kampionat në vitin 2012 ndërsa këtë sezon argjentinasi ka qëndruar shpesh herë jashtë fushave për shkak dëmtimesh.
Madrilenët mund të përfitojnë një shumë të konsiderueshme të ardhurash nga një shitje e mundshme e Benzema-s i cili po kërkohet me ngulm nga Arsenali. Financat që klubi merengue mund të përfitojnë nga largimi i francezit mund ti shfrytëzojë më së miri për transferimin e 29 vjeçarit në kryeqytetin spanjoll.
Sigurisht që klubi i City-t do të tundohej nga 70 milion eurot që Real Madridi është gati të ofrojë, me gjithë se trajneri i skuadrës angleze Manuel Pellegrini ka deklaruar më parë se nuk do të privohet nga asnjë prej yjeve të tij.
Qytetarët me shumë mundësi përveç Agueros do ti duhet që edicionin tjetër të bëjnë edhe pa Yaya Toure-n i cili në fillim të kësaj jave deklaroi se do të ishte një nder po të luante për PSG.