Mauricio Poketino do të jetë trajneri i ri i Tottenham
Mauricio Poketino do të jetë trajneri i ri i ekipit anglez të Tottenham. Klubi i londinez ka zyrtarizuar Poketinon në krye të stolit për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi 42-vjeçar ka pranuar që të firmosë një kontratë 5-vjeçare melondinezët, pasi dha dorëheqjen nga skuadra e Sauthemptonit e cila u paraqit shumë mirë këtë sezon në Premier League. Trajneri u shpreh i lumtur për aventurën e tij të re. “Totenhemi është një klub me histori të jashtëzakonshme dhe prestigj, ndaj unë jam i nderuar që më është dhënë mundësia që të jem trajneri i tij. Ka futbollistë të klasit të lartë, ndërsa jam i paduruar që të nis e të punoj me ekipin. Totenhemi ka shumë tifozë në të gjithë botën dhe e vlerësoj pasionin e tyre. Jemi të vendosur që t’i bëjmë tifozët të lumtur”. -deklaroi Poketino