Milan, Alessio Cerci objektivi kryesor. Balotelli drejt Anglisë

Puna e Pippo Inzaghi-t në drejtim të Milanit tashmë ka filluar. Ish-sulmuesi ka pasur një takim me administratorin e deleguar të Milanit Adriano Galliani për të biseduar rreth skuadrës dhe objektivave në merkato.

Mësohet se në krye të listës së Inzaghit është anësori i Torinos Alessio Cerci. Italiani i intereson shumë klubeve por duket se Milani ka kohë që po provon ta sjellë në " San Siro ". 26 vjeçari ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm me Torinon dhe Filippo Inzaghi mendon se Cerci mund të jetë lojtari që mund të bëjë diferencën sezonin e ardhshëm tek skuadra kuq e zi.

Një tjetër lojtar që sot është përmendur si një përforcim i mundshëm i skuadrës milaneze është argjentinasi Juan turbe. Blerja e 20 vjeçarit duket e vështirë pasi klubi i Veronës nuk kërkon më pak se 25 milion euro.

Por nëse Milani dëshiron që të bëjë një merkato cilësorë atëherë më parë duhet të përfitojë financat e duhura dhe lojtari që mund të largohet gjatë verës nga " Milanello " është Mario Balotelli. Italiani është shumë i kërkuar nga klubet angleze duke filluar nga Arsenali e Chelsea, por sot është bërë e ditur edhe interesimi i Tottenhamit për shërbimet e sulmuesit të përfaqësueses italiane.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se në stafin teknik të Pippo Inzaghi-t do të vazhdojë të mbulojë rolin e zëvendës-trajnerit Mauro Tasotti. Ndërkohë një ish-trajner legjendar i klubit kuq e zi Arrigo Sacchi i ka kërkuar drejtuesve milanist 10 ditë kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare nëse do të kthehet tek Milani në rolin e drejtuesit apo do të vazhdoj të jetë pjesë e federatës italiane të futbollit.