Eto'o i vetë ofrohet Arsenalit, ndërkohë që "Topçinjtë" kërkojnë Moratën

Mediat britanike raportojnë sot se ish-sulmuesi i Chelsea-t Sammuel Eto'o i është vetë ofruar Arsenalit. Kontrata që 33 vjeçari kishte me klubin blu përfundoi menjëherë pas mbarimit të kampionatit dhe tashmë kamerunasi po kërkon një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën e tij.

Ishte Mourinho që e solli Eto'o në Angli nga klubi i Anzhi-t por marrëdhëniet mes dy prej heronjve të tripletës së Interit në vitin 2010 tashmë nuk janë nga më të mirat pas disa mosmarrëveshjeve që lindën menjëherë pasi portugezi shprehu dyshime rreth moshës së vërtetë të sulmuesit.

Tashmë duket se Eto'o e ka zgjedhur se më kë dëshiron të luaj dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të qënë pjesë e Arsenalit sezonin e ardhshëm, mbetet për tu parë nëse Arsene Wenger do të jetë i bindur apo jo nëse kamerunasi është akoma në gjëndje të paraqitet në nivele të larta.

Mediat angleze gjithashtu raportojnë se kanë filluar bisedimet mes Arsenali-t dhe Reali-t të Madridit për Alvaro Moratën. " Topçinjtë " u bë kohë që kanë shprehur interes për talentin 21 vjeçar ndërkohë që tashmë kanë filluar edhe tratativat për t'ia rrëmbyer Realit sulmuesin iberik. Ajo çka Madrilenët kërkojnë është një klauzolë që i jep të drejtën Reali-t ta riblejë pas dy vjetësh futbollistin spanjoll. Morata kërkohet gjithashtu nga Juventusi, Interi dhe klubi londinez i Tottenhamit.

Sot Arsenali arriti edhe marrëveshjen me Swansea-n për kalimin e portierit polak Lukas Fabianski nga Londra për në qytetin uellsian.